
Kreu i PD Sali Berisha doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas respektimit të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të caktuar nga GJKKO.
Berisha foli për paraqitjen në SPAK të zv/kryeministres Belinda Ballluku, për të cilën tha se “nga sot nuk do të quhet më Lubi Balluku, por Rahmetlie Balluku”.
Kryedemokrati foli edhe për marrjen si avokate nga Balluku të motrës së saj, Pamela Qirkos, ish-kryetares së KPK-së.
Sipas tij ky është konflikt interesi në drejtësi.
“Një çështje të dytë që dua të denoncoj këtu është fakti që këtu, dy ditë më parë hyri me veston e avokates mbrojtëse Pamela Qirko Balluku, motra e Rahmetlie Ballukut, tani e tutje shënova Lubi Balluku do quhet Rahmetlie Balluku. Këtu ka një gjë të tmerrshme, jo se ato janë motra, por se vetorët, marrin licencat e avokatit dhe në stilin Rakipi ata do shkatërrojnë përfundimisht gjithë shërbimin e avokatisë se janë të vetmit që kanë peng gjykatësit e prokurorët dhe është absolutisht drejtësia e konfliktit të interesit. Nuk them pse motra s’mund të jetë avokate, por se është platforma e mafiozit më të shpifur, më të rrezikshëm në sistemin e drejtësisë, Arben Rakipi”, tha Berisha.
and then