
Rama Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, tregoi detaje nga marrëveshja e lidhur mes universitet Bujqësor të Tiranës dhe atij të Vienës, Boku.
Gjatë fjalës së tij Rama nuk i kurseu batutat sa i takon rektorit të këtij universiteti.
“Kthehem një çast në momente mbase në një territor me më shumë njerëz, por që do të komprometonte cilësinë e burimeve njerëzore në zhvillimin e vendit, në një sektor jetik si bujqësia. Unë i thash rektorit që; ne duhet të shkojmë në të kundërtën, të synojmë që t’i japim universitetit markën e Ekselencës dhe ta bëjmë tërheqës duke i frymëzuar vajzat dhe djemtë që duan të hapin perspektivën e arsimit të lartë, përmes një mundësie të re. Një mundësie që t’u japë atyre forcën e dijes për të qenë të nevojshëm për vendin dhe kudoqoftë tjetër ku ata do të duan të provojnë veten. Kështu lindi ideja për të shkuar sëbashku me ministren në atë kohë dhe me zëvendësrektoren dhe një grup si delegacion në dyrert të universitetit Boku, ku njohëm të ditëlindurin e sotëm, Uberton, që jemi në garë me Bardhin se kush e do më shumë. E amë që lulet do i japja unë dhe Bardhi meqë foli i pari, përfitoi dhe ia dha. E kujtoj atë moment kur Uberto ishte i tronditur dhe i zverdhur, kur pa një kryeministër dhe një rektor, që i shkuam në derë. Siç tha vetë që kishte një kryeministër, pas 100 vitesh jetë të universitetit. Dhe për më tepër kryeministri i Shqipërisë me një grup shqiptarët të njohur kryesisht si emigrantë që mund të kërkonin dhe azil në universitetin e Vienës.
Kështu nisi bashkëpunimi.”, tha Rama.
and then