“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi

Dinamo do të luajë sot kundër Teutës në kuadër të javës së 10 të Superiores. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, po kalon një moment të mirë, teksa Teuta pësoi humbjen e parë këtë sezon vetëm pak ditë më parë, duke u mundur nga Egnatia.

Në sfidën e sotme, të planifikuar të luhet në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 17:00, dy skuadrat synojnë që të marrin fitore për të nisur mirë fazën e dytë, ku Dinamo kërkon konfirmimin për momentin e mirë që po kalon, ndërsa Teuta nga ana tjetër duhet të lërë pas humbjen e fundit për vazhdimësi.

GJENDJA E SKUADRËS- Dinamo do të duhet të bëjë pa shërbimet e Naser Alijit i cili ende nuk e ka kaluar dëmtimin që ka pësuar ditë më parë. Pjesa tjetër e skuadrës ka qenë e plotë, ndërkohë që i vetmi që rrezikon për shkak të kartonëve, është Gudiabi.

Mesfushori ka arritur në kuotën e 3 kartonëve dhe nëse do të ndëshkohet ndaj Teutës, ai do të mungojë për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Vllaznisë në Shkodër.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×