Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të kryer pagesa me iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe Apple Vision Pro

Raiffeisen Bank sjell Apple Pay për mbajtësit e kartave Visa & Mastercard në Shqipëri, duke i shtuar direkt nga aplikacioni Raiffeisen ON

Tiranë, 3.11. 2025 — Raiffeisen Bank Shqipëri sjell Apple Pay për mbajtësit e kartave Visa & Mastercard në Shqipëri. Apple Pay është një mënyrë e lehtë, e sigurt dhe private për të paguar në dyqane, aplikacione dhe online.

Për të paguar në dyqan, klientët mjafton të klikojnë dy herë butonin anësor, të kryejnë autentifikimin dhe të afrojnë iPhone ose Apple Watch pranë terminalit të pagesës për të realizuar një pagesë pa kontakt. Çdo pagesë me Apple Pay është e sigurt, pasi ajo verifikohet përmes Face ID, Touch ID, Optic ID ose me kodin e pajisjes, si dhe me një kod unik sigurie dinamik.

Apple Pay pranohet në supermarkete, farmaci, restorante, bare, dyqane rrobash dhe në shumë vende të tjera që ofrojnë pagesa pa kontakt.

Klientët mund të përdorin gjithashtu Apple Pay në iPhone, iPad, Mac dhe Apple Vision Pro për të bërë blerje më të shpejta dhe më të përshtatshme në aplikacione apo faqe interneti, pa qenë nevoja të krijojnë llogari të reja apo të fusin përsëritshëm të dhënat e kontaktit, të kartës ose adresën e transportit dhe faturimit.

 Banner
Banner

Siguria dhe privatësia janë në qendër të Apple Pay. Kur klientët përdorin një kartë krediti ose debiti me Apple Pay, numrat aktualë të kartës nuk ruhen në pajisje apo në serverët e Apple. Në vend të tyre, krijohet një Numër Unik i Llogarisë së Pajisjes (Device Account Number), i cili enkriptohet dhe ruhet në mënyrë të sigurt në Secure Element, një çip i certifikuar sipas standardeve të industrisë, i krijuar posaçërisht për të ruajtur të dhënat e pagesës në mënyrë të sigurt në pajisje.

Përdorimi i Apple Pay është shumë i lehtë për t’u vendosur. Në iPhone, klientët mjafton të hapin aplikacionin Wallet, të shtypin shenjën ‘+’ dhe të ndjekin hapat për të shtuar kartat e Raiffeisen Bank Shqipëri. Pasi karta shtohet në iPhone, Apple Watch, iPad, Mac ose Apple Vision Pro, klienti mund të fillojë menjëherë të përdorë Apple Pay në atë pajisje. Klientët do të vazhdojnë të përfitojnë të gjitha shpërblimet dhe përfitimet që ofrojnë kartat e Raiffeisen Bank Shqipëri.

Për më shumë informacion vizitoni: iPhone yt tani është karta jote Raiffeisen



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×