
Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, e ka quajtur zëvendës kryeministren Belinda Balluku, si “hija e zezë e pushtetit të Edi Ramës”.
Postimi i plotë:
Marrja e pandehur e Belinda Ballukut e ka përcaktuar fatin e saj politik. Me apo pa dorëheqje, me apo pa shkarkim, në varësi të negociatave të palëve mafioze në qeveri, Belinda Balluku nuk është një rast individual. Ajo është simboli i qeverisjes Rama – arrogante dhe e korruptuar.
Megjithë zemërthyerjen e madhe, as Edi Rama, palloshi i gjatë, siç e tall Belinda me vartësit e vet, nuk mund ta mbrojë më krahun e tij të djathtë të punëve të pista. Edhe kaq kohë sa po i jep, po e bën për të mbrojtur veten, jo Belindën.
Të gjithë e dinë se Belinda Balluku nuk ka ngrënë dardha dhe kumbulla pas shpinës së Ramës pa dijeninë e tij. Ajo u bë hija e pushtetit të Edi Ramës, sepse mori përsipër të firmosë çdo aferë korruptive të shefit.
Prandaj, pyetja sot nuk është çfarë do të ndodhë me një ministre të marrë të pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Pyetja është çfarë do të bëjë një kryeministër që e ka mbrojtur dhe ka ndarë me të përfitimet e pushtetit.
and then