“PS ende pa emër për Avokatin e Popullit”, Balla: Të gjejmë konsensus me opozitën

Partia Socialiste ende nuk ka një emër të përcaktuar për postin e Avokatit të Popullit. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi për mediat se fokusi i mazhorancës është gjetja e konsensusit me opozitën për këtë zgjedhje.

“Jo, PS nuk ka sot një emër për ta mbështetur. Jemi në fazën e vlerësimit të atyre që kanë shprehur interes dhe që mendojnë se mund të japin kontribut. Fokusi sot duhet të jetë te tre grupet parlamentare të opozitës,” u shpreh Balla.

Ai shtoi se në ditët në vijim, kur të mblidhet komisioni përgjegjës për kandidaturat, duhet të institucionalizohet komunikimi mes opozitës dhe mazhorancës, në mënyrë që t’i jepet fund kësaj situate, pasi mandati i kreut aktual të institucionit ka përfunduar, ndërsa Kuvendi nuk ka arritur ende të zgjedhë pasuesin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×