Rriten rastet e dhunës në familje/ E pësojnë dy të rinjtë në Tiranë

Njoftime e fundit të Policisë së Shteti konstatojnë se është rritur ndjeshëm numri i dhunës në familje. Sipas burimeve, dy të rinj që kanë dhunuar prindërit e tyre janë arrestuar nga autoritetet në Tiranë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. K., 28 vjeç, pasi dyshohet se në banesë, është konfliktuar verbalisht me babain e tij;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. S, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
-Xh. A, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie ka kanosur shtetasen L. A;
-R. M, A. M dhe A. M, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×