
Ardian Nuhiu nuk e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në pankinën e Tiranës, pasi bardheblutë u mposhtën 0-2 në kryeqytet nga Bylis. Pas sfidës, tekniku Nuhiu, tregoi këndvështrimin e tij.
“Personalisht mendoj që skuadra u mundua dhe implementoi në fushë përgatitjen që bëmë. Sot e kemi mundur vetë ne skuadrën tonë, pasi ishin gabime individuale që u bënë. Skuadra ka kualitet, por duhet kohë. Duhet kohë për të ngritur skuadrën. Duhet të punojmë bashkë me futbollistët dhe stafin.
Ideja ishte që të ndërtonim, nuk ia dolëm. Ishte gabim nga kapiteni jonë. Do kërkoj nga skuadra jonë që të luajë futboll dhe të ketë posedim topi. Kjo do kohën e vet. Skuadra ndërtoi, shkoi drejt portës me ide, por kjo pjesë do kohë. 6 goditje, asnjëra në portë? Rasti me Mensah do të ndryshonte rrjedhën e lojës. Padiskutim që do të kërkoj nga futbollistët më tepër luftë, do mundohem t’i marr më të mirën edhe për topat në zonë që të rrezikojmë kundërshtarin.
Në momentin që Bylis nuk na rrezikoi kur aty është më fortë, do të thotë që stafi ynë ka bërë mirë. Karabeci dhe Soler? Doja muskuj në mesfushë dhe mendova për eksperiencën, për të rikuperuar topa nga poshtë dhe për të qenë më afër zonës. Na mungoi pak kreativiteti. Na u desh më tepër luftë apo vrap. Në momentin që kemi topin mund të shkojmë aty ku duhet, të jemi më kreativë më lart, por do kohën e vet”, tha Nuhiu.
and then