
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Location”, i zhvilluar nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve.
Si rezultat i administrimit të informacionit operativ në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, u kap K. M., 26 vjeç, në rrugën “Atë Thanasi”.
Ky shtetas është i dënuar nga Gjykata e Apelit me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në vitin 2020, ai, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, transportoi 19 emigrantë drejt Tiranës, të cilët synonin të shkonin ilegalisht në shtetet e Bashkimit Evropian.
Materialet procedurale të operacionit janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Location”.
Në vitin 2020, bashkëpunoi për transportimin e kundërligjshëm të 19 emigrantëve që synonin të shkonin në shtetet e BE-së, kapet 26-vjeçari.
Ky shtetas është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për këtë veprimtari kriminale.
Si rezultat i adminstrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, të dënuar me burgim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin “Location”.
Në kuadër të operacionit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, u kap në rrugën “Atë Thanasi”, shtetasi K. M., 26 vjeç.
Gjykata e Apelit e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi në vitin 2020, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, transportoi drejt Tiranës, 19 emigrantë që synonin të lëviznin ilegalisht, në shtetet e BE-së.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
and then