
Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka intensifikuar kontrollet ditore në kuadër të planit të posaçëm “Për ndalimin e mjeteve me pedale dhe patinave elektrike”, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve që lidhen me përdorimin e mjeteve elektrike.
Sipas njoftimit zyrtar, që nga nisja e këtij plani deri më datë 2 nëntor 2025, janë konstatuar dhe bllokuar gjithsej 1462 mjete elektrike, përfshirë 1336 monopatina elektrike dhe 126 motomjete elektrike
Në 24 orët e fundit, si rezultat i kontrolleve të shtuara, janë arrestuar në flagrancë 9 persona, për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt, 8 prej tyre në gjendje të dehur, ndërsa njëri pa leje drejtimi.
Kontrollet janë zhvilluar kryesisht në akset me qarkullim të dendur, në zonat urbane dhe pranë institucioneve arsimore, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore e Tiranës u bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve, mjeteve motorike, elektrike dhe biçikletave që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë me përpikëri rregullat e qarkullimit rrugor.
Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë çdo ditë në të gjitha zonat e kryeqytetit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e ngjarjeve që rrezikojnë jetën e qytetarëve.
and then