
Lulzim Basha u paraqit të enjten në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me “21 janarin”.
I ftuar në “Log.” në News24, Artan Hoxha ka dhënë detaje nga procesi, ndërsa shtoi se sipas tij hetimet po ecin shumë ngadalë dhe po nxitohet vetëm sepse erdhi sërish 21 janari.
Ai ka kujtuar familjet e viktimave të cilët prej vitesh presin drejtësi për të afërmit e tyre, në atë që Hoxha duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Strasburgut është quajtur krim shtetëror.
“Për 14 shtatorin ngjarje që rrëzoi Nanon nga pushteti, kishte 56 fletëthirrje dhe nuk shkoi kurrë Berisha. Pozitive që tani thotë do vi.
Pas 21 janarit nuk shkoi në Prokurori për bëri një komision hetimor.
Tani era ka ndryshuar sepse Strasburgu ka përcaktuar që është krim shtetëror dhe shteti nuk mund të fshihet më.
Mua më është bërë 1 vit presion që të mos nxjerr audion. Vrasjet nuk janë bërë nga pakujdesia por me urdhër. SPAK bëri çmos të mos marrë çështjen, por ia dha Gjykata e Lartë. Për 8 sekonda kishim të vrarë dhe të plagosur. Në audio dëgjohen qartë të shtënat edhe të atij që ka dhënë urdhrin pasi është më pranë regjistruesit.
Komunikimi është bërë mes “Tufanit 1,2,3”, “Luani 1,2,3”, “500”, pas të cilave ishin zyrtarë. Hetimi për mua është i ngadaltë, besoj po shpejtohet pasi erdhi sërish 21 janari.
Duhet të pyetet dhe Edi Rama dhe kameramani i News24 Ervin Daja sepse ka filmuar”, tha ai.
			
				
             
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
                    
 and then