Veliaj kthehet në detyrë/ Tirana jo pjesë e zgjedhjeve të pjesshme lokale, ja kur mund të mbahet garë për kryebashkiakun e ri të Tiranës

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka sqaruar pikat e vendimit të marrë për pranimin e plotë të kërkesës së Erion Veliaj, pra kthimin në detyrë të Erion Veliaj si kryebashkiak i Tiranës.

Kryetarja e GJK Holta Zaçaj ka sqaruar se procesi i nisur nga Këshilli Bashkiak ishte i parregullt dhe se qeveria duhet të vlerësonte nëse Veliaj kishte kryer shkelje të rëndë.

Gazetarja Klodiana Lala ka sqaruar se GJK i lë hapësirë Këshillit Bashkiak të nisë procedurë të re për shkarkimin e Veliajt, por kjo procedurë duhet të jetë e rregullt.

Sa i përket zgjedhjet të pjesshme lokale, Lala sqaron se Tirana nuk është pjesë e tyre.
Zgjedhjet mund të zhvillohen vetëm nëse GJKKO dhe Apeli i GJKOO e dënon me vendim të formës së prerë Veliajn. Më pas caktohet edhe data e zgjedhjeve të ardhshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×