Veliaj rifiton Bashkinë e Tiranës, Lala: Ja si mund ta shkarkojë Këshilli Bashkiak dhe qeveria. Nëse s’provohen shkelje, zgjedhjet bëhen vetëm nëse ai dënohet

Klodiana Lala: Kryetari i GJK ka sqaruar dhe pikat kryesore të vendimarrjes lidhur me kërkesat e Veliajt, të cilin e ka rikthyer në detyrë me 5 vota pro dhe 3 kundër.

Sipas Zaces, ligji për qeverisjen vendore nuk mund të krijojë norma paralele. Ligji nuk prevalon mbi Kushtetutën. Procesi i nisur nga Këshilli Bashkiak ka qenë i parregullt. Qeveria duhet të vlerësonte nëse Veliaj kishte kryer shkelje të rënda dhe ky është thelbi pse duhet të rikthehet.

GJK i lë hapësirë sërish Këshillit Bashkiak të çelë një procedurë të re për shkarkimin e tij dhe qeveria duhet të provojë sipas nenit 115 të Kushtetutës, se ai ka kryer shkelje të rëndë. Nëse kjo ndodh që ai t’i provojë shkelje të rënda. Në të kundërt zgjedhjet për Bashkinëe Tiranës mund të zhvillohen vetëm nëse Veliaj dënohet me vendim të formës së prerë nga GJKKO.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×