Veliaj rikthehet në detyrë, ish-prokurori: U gjetën shkelje në procedurë dhe shkakun e shkarkimit. Duhet të thirrej në qeveri në seancë të hapur

Ish-prokurori Besnik Muçi ka analizuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi vendimin e shkarkimit të Erion Veliajt, marrë në Këshillin Bashkiak dhe miratuar përmes një VKM nga qeveria.

Muçi tha se GJK sot vendosi që cështjet e shkarkimit të organeve vendore, të kryetarit të bashkisë dhe këshillit bashkiak janë kushtetuese.

“Këto organe janë në Kushtetuese pasi gjykon dhe procedurën e shkarkimit, respektimin e saj, por dhe nga parimet bazë të procesit të rregullt gjyqësor por dhe nga materia, nëse shkaku ligjor i paraqitur dhe faktet përputhen me Kushtetutën dhe ligjin.

Sipas tij, në themel GJK konstatoi se ka shkelje në procedurë dhe në shkakun e shkarkimit. Nuk u respektua e drejta e mbrojtjes për tu paraqitur. Madje unë gjykoj se ai duhet të ishte thirrur nga qeveria pasi organi disiplinor nuk është Këshilli Bashkiak por Këshilli i Ministrave. Seanca duhet të ishte e hapur”, tha ish-prokurori Besnik Muçi.

Besnik Muçi: Qeveria dhe Presidenca pretendonin se VKM ishte Kushtetuese, ajo që më ran ë sy mbrojtja e qeverisë dhe presidencës mu duk me mllef e arrogancë. Unë po të isha gjyqtar do ta kisha nxjerrë jashtë, s’më pëlqeu mënyra si i drejtohej gjyqtarëve.

GJK sot vendosi që cështjet e shkarkimit të organeve vendore, të kryetarit të bashkisë dhe këshillit bashkiak janë kushtetuese, këto organe janë në kushtetuese pasi gjykon dhe procedurën e shkarkimit, respektimin e saj, por dhe nga parimet bazë të procesit të rregullt gjyqësor por dhe nga materia, nëse shkaku ligjor I paraqitur dhe faktet përputhen me Kushtetutën dhe ligjin.

Dhe në themel GJK konstatoi se ka shkelje në procedurë dhe në shkakun e shkarkimit. Nuk u respektua e drejta e mbrojtjes për tu paraqitur. Madje unë gjykoj se ai duhet të ishte thirrur nga qeveria pasi organi disiplinor nuk është Këshilli Bashkiak por Këshilli i Ministrave. Seanca duhet të ishte e hapur



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×