Veliaj rikthehet në detyrë, Klodiana Lala: GJK rrëzoi qeverinë dhe Presidentin, vendimi antikushtetues

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje sa i përket vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese për pranimin e kërkesës së Erion Veliaj për rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij nga detyra si krebashkiak i Tiranës.
Lala bën me dije se GJK ka vlerësuar se shkarkimi i Veliajt ishte anti-kushtetues dhe se ai duhet të kthehet në detyrë.
Megjithatë ende nuk dihen detajet e plota të vendimit, pasi do të bëhen të ditura në vijim.

Klodiana Lala: Ka qenë një seancë e gjatë dhe mbledhja ka përfunduar rreth orës 17.30 kanë pranuar të gjithë kërkesat dhe me votat 5 me 3 e kanë rikthyer në krye të bashkisë së Tiranës.

Shkarkimi i zotit Veliajt antikushtetues, nga 8 gjyqtarë të Kushtetueses 5 votuan pro dhe 3 kundër. Në një seancë maratonë të gjithë palët paraqitën vërejtjet e tyre.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×