“Vendimi i GJK, i pritshëm! Mazhoranca kërkoi t’i linte një ‘dritare hapur’”/ Teliti: Shkarkimi të bëhej për prishjen e Teatrit, jo mungesën 3 mujore në punë

Nënkryetari demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, në një lidhje online në “Log.” në News24 ka deklaruar se vendimi i marrë sot nga Gjykata Kushtetuese për kthimin në detyrë të Erjon Veliajt ishte i pritshëm, për sa kohë që mazhoranca nuk bashkëpunoi me mazhorancën që procedurat të ndiqeshin siç duhet dhe shkarkimi i tij të ishte në përputhje me ligjin.

Teliti u shpreh se opozita kërkoi që Veliaj të dëgjohej në Këshill dhe shkarkimi i tij të bëhej për arsye të tjera, jo vetëm për mungesën e tij në punë për 3 muaj.

“Vendimi i sotëm nuk ishte surprizë e kem denoncuar që pas Asamblesë së PS, që kur mazhoranca nuk pranoi të vepronte me opozitën për një kat të përbashkët. Ne kërkuam të zbatohej proceduar dhe Veliaj të dëgjohej.
Kërkuam që për shkarkimin të mos përfshihej vetëm mungesa e tij 3 muaj në punë, por edhe shkelje të tjera.
Janë të shumta arsyet që duhet shkarkuar Veliaj. Mjafton të përmendim vendimin e GJK për mos prishjen e Teatrit dhe një vendim i 2016, shkresë zyrtare ku Veliaj firmoste angazhimin financiar në emër të Bashkisë pa pyetur Këshillin.
Mendoni se mazhoranca nuk ka mjaftueshëm ekspertë ligjorë? Ishte e qëllimshme që t’i lihej një dritare hapur Veliajt, në varësi se si zhvilloheshin punët bredna mazhorancës”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×