VIDEO/ Pas Belinda Ballukut, edhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK! Pritet komunikimi i akuzës

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e SPAK.

Gjyli është paraqitur i shoqëruar nga avokati mbrojtës, ndërsa pritet që atij t’i komunikohet një akuzë zyrtare.

Ai dyshohet se është përfshirë në çështjen e tunelit të Llogarasë, rast për të cilin ditën e premte iu komunikua akuza zyrtare edhe zv/kryeministres Belinda Balluku.

Pas thirrjes së Ballukut, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht se zëvendëskryeministrja po akuzohet për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, lidhur me ndërtimin e tunelit të Llogarasë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×