VIDEO/ Qeveria me dy standarde! Lejoi ndërtimin e tunelit të Llogarasë pa leje, shembi me tritol ‘Prestige Resort’ me leje

Marrja e pandehur nga SPAK, e zv/kryeministres Belinda Balluku ka nxjerrë në pah shkelje të rënda me ndërtimin e tunelit të Llogarasë, pjesë e aksit rrugor Orikum-Palasë. Zbardhja e dokumentave për ndërtimin e këtij objekti, zbulon se në tunelin e Llogarasë është punuar për 3 vite pa leje ndërtimi. Punimet për tunelin nisën në vitin 2021, pa një leje ndërtimi të vlefshme. Vetëm në prill të vitit 2022, qeveria miratoi një leje “me kusht”, e cila duhej të bëhej e vlefshme pasi të plotësohej dokumentacioni tekniko-ligjor dhe pasi të paguhej taksa e ndërtimit në infrastrukturë.

Megjithatë, leja mbeti në letër për më shumë se tre vite. Vetëm më 28 maj 2025, pra pasi objekti përfundoi dhe tuneli u përurua, u zbardh përfundimisht dokumenti që ligjëronte ndërtimin. Por qeveria vepron minimalisht me 2 standarde. Në dhjetor të vitit 2022, “Prestige Resort” në Golem edhe pse e kishte lejen e firmosur nga qeveria, u shemb me tritol, megjithëse kishte vite në punë dhe ishte vizituar nga vetë kryeministri dhe qeveritarë të tjerë. Si shpjegohet që tuneli i Llogarasë u lejua të punojë 3 vite pa leje ndërtimi, ndërkohë që një resort prestigjioz buzë Adriatikut hidhet në erë edhe pse kishte nje leje te dhene nga vete shteti?

Pra, për tre vite, një vepër publike si tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje, pa transparencë dhe pa asnjë reagim nga institucionet që në raste të tjera tregohen të pamëshirshme. Qindra milionë euro nga buxheti i shtetit u disbursuan rregullisht, ndërsa procedurat ligjore mbetën pezull.

Në kontrast me këtë rast, reagimi i shtetit ndaj “Prestige Resort” ishte i menjëhershëm: fadromat shkuan brenda natës, me argumentin e gënjeshtërt të mungesës së lejeve. Pra, kur është fjala për bizneset private, ligji veproka pa paralajmërim, pa verifikime dhe pa pritur asnjë procedurë gjyqësore. Por kur bëhet fjalë për vetë qeverinë, standardet ndryshojnë: shkeljet justifikohen, dokumentet mungojnë, dhe përgjegjësit heshtin.

Ky është thelbi i dy standardeve të pushtetit të sotëm, një për qytetarët e zakonshëm, dhe një tjetër për qeverinë. Rasti i punimeve në tunelin e Llogarasë pa leje ndërtimi, është vetëm një nga shumë elementët e dyshimtë të kësaj vepre, e cila ka kushtuar plot 220 milionë euro nga buxheti i shtetit. Të gjitha paligjshmëritë që shoqërojnë tenderin dhe ndërtimin e tunelit, pritet të bëhen publike gjatë hetimit të mëtejshëm nga SPAK për rolin e Belinda Ballukut në këtë aferë, deshmi e punes me 2 standarde dhe vertetesise se fjales se popullit “beni si them une, mos beni si bej une”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×