1.4 mln euro për LaCivita dhe ekipin e tij? Berisha: 15 herë më pak se sa deklaronte Rama! Iu shfry tullumbacja e skandalit dhe i ngeli mashtrimi në dorë

Kreu i PD Sali Berisha, në një deklaratë nga selia blu foli mes të tjerash edhe në lidhje me lajmin se PD ka paguar 1.4 mln euro për Chris LaCivita dhe ekipin e tij, në lidhje me fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Ai u shpreh se ekipi i LaCivita ishte ekip serioz dhe bëri më të mirën e mundshme duke organizuar një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë.

“Çdo shqiptar mësoi dje se shifra e paguar ishte 14 herë më e vogël se ajo që shpalli Rama dhe makineria e tij e mashtrimit. Nëse shkoni në mars të këtij viti do gjeni shifra 22 mln etj. Shqiptarët e panë se kjo shifër ishte 15 herë më e ulët në të vërtetë.
Tullumbacja e skandalit të tyre u shfry dhe atyre u ngeli mashtrimi në dorë.
Ekipi i LaCivita ishte ekipi më serioz i botës me eksperiencën më të jashtëzakonshme dhe bëri më të mirën e mundshme, organizuan një fushatë elektorale që nuk e kishin parë kurrë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×