
Deputeti i partisë Demokratike Klevis Balliu, në një postim në rrjetet sociale ka deklaruar se si pasojë e situatës së krijuar në vend, një në katër shqiptarë është tashmë i detyruar të largohet nga vendi
Ai u shpreh se ka ardhur koha për reagim, që duhet të ndodhë përpara se vendi të zbrazet.
“Si pasojë e dhunës shtetërore, korrupsionit dhe abuzimit të pushtetit, sot një në katër shqiptarë është detyruar të emigrojë. Është koha të reagojmë përpara se etja për pasuri dhe interesat kriminale të narkopushtetit ta zbrazin Shqipërinë nga vetë shqiptarët”, shkruan Balliu.
			
				
             
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
                    
 and then