
Eksperti ligjor Rezart Kthupi i pyetur nga moderatori Endri Xhafo në studion e Log, se përse kryeministri Edi Rama nuk e shkarkon zv/kryeministren Belinda Balluku, pasi është marrë e pandehur ligjërisht nga SPAK, u shpreh se është vendimarrje politike që i takon Ramës të vendosë nëse do të vazhdojë të ruajë fabulën e ngrënies së kumbullave e dardhave pas kurrizit.
Kthupi tha se kjo vendimarrje duhej marrë që më 27 tetor kur SPAK ia komunikoi akuzat.
“Fatura që ka zoti Rama në këto momente është a do të mbajë në detyrë një person në hetim apo do ta shkarkojë.
Dhe kjo është cështje politike nuk ka lidhje me ligjin. Do të thotë që në momentin konkret, që në datë 27 tetor kur u mor e pandehur ligjërisht Balluku, duhet të kishte dy veprime politike nëse kemi një subject politikisht përgjegjëse”, tha eksperti ligjor Rezart Kthupi.
Sipas tij, ka ardhur koha që kryeministri të vendosë, ose do të bashkëjetojë me faktin se ka një person në hetim ose duhet të ndahet dhe të ruajë këtë fabulën.
“Nuk mund të bashkëjetojnë dy fabula bashkë, edhe të hanë kumbulla e dardha pas kurrizit dhe ti ta mbash në detyrë”, tha Kthupi.
Rezart Kthupi: të gjithë janë të pafajshëm sa kohë nuk janë dënuar nga gjykata. Përtej nocionit ligjor është ai politik. Kryeminstri në detyrë është person i vetëm përgjegjës për shkarkimin e ministrave.
Dhe fatura që ka zoti Rama në këto momente është a do të mbajë në detyrë një person në hetim apo do ta shkarkojë. Dhe kjo është cështje politike nuk ka lidhje me ligjin. Do të thotë që në momentin konkret, që në datë 27 tetor kur u mor e pandehur ligjërisht Balluku, duhet të kishte dy veprime politike nëse kemi një subject politikisht përgjegjëse. Ose personi që është në hetim zhvishet nga funksionet e tij publike dhe shkon përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm, ose eprori në mungesë të këtij gjesti, vendos ta shkarkojë.
Sepse në këtë pikë i ka rënë dhe gardhi i fundit mbrojtës kryeministrit. Ka pas gjithmonë një gardh me këto kumbullat dardhat që këto bashkëpunëtorët i hanin pas kurrizit të tij. Rasti konkret është shumë konkret se është person në detyrë, kryeministri ose do të bashkëjetojë me faktin se ka një person në hetim ose duhet të ndahet dhe të ruajë këtë fabulën. Nuk mund të bashkëjetojnë dy fabula bashkë, edhe të hanë kumbulla e dardha pas kurrizit dhe ti ta mbash në detyrë.
and then