
Teksa sot do të mbahet samiti për zgjerimin e BE, kryeministri Edi Rama duket se ka ndryshuar mendje për të marrë pjesë, në momentin e fundit.
Gazetari Ergys Gjençaj raportoi në një lidhje live për News24 se Rama nuk do të marrë pjesë në samit, ndonëse ishte parashikuar që të ishte pjesë e këtij organizimi të rëndësishëm, teksa vendi ndodhet në një moment kyç sa i takon çështjes së integrimit.
“Sot në Bruksel do të dukej të ishte dhe zoti Rama. Në orën 15:00 do të duhej të ishte në një forum bashkë me ministrat e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Do të duhej të ishte, pasi ishte parashikuar që të ishte pjesë, por e ka anuluar këtë udhëtim.” tha Gjençaj.
			
				
             
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
                    
 and then