
Mali i Zi po tregon përparim të dukshëm në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke u vlerësuar nga Brukseli me një paketë financiare mbështetëse. Komisionerja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Marta Kos, ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë lajme pozitive për Podgoricën, duke theksuar sukseset e vendit në përmbushjen e kriteret e BE-së dhe përparimin në rrugën drejt anëtarësimit.
Kos vlerësoi progresin e Malit të Zi i cili ndodhet përpara Shqipërisë në kuadrin e përmbushjes së reformave. “Së shpejti do të kemi lajme pozitive. Do kemi edhe një paketë financiare për Malin e Zi. Qëllimi kryesor do të jetë që kur të anëtarësojmë një vend në BE, ai do të na bëjë ne më të fortë, jo më të dobët. Kjo është e gjithë ideja e diskutimit”, tha ajo.
Marta Kos: Së shpejti do të kemi lajme pozitive. Do kemi edhe një paketë financiare për Malin e Zi. Sa i përket “Kalit të Trojës” nuk ka patur shembuj nga e kaluara, ne do të fokusohemi edhe tek e ardhja, do të dëgjojmë shqetësimet e qytetarëve të BE. Të gjitha vendet anëtare do të ndjekin shtetin e së drejtës, do të ndjekin nenin 2 të Traktatit të BE. Diskutimi i vërtetë do të fillojë nëse do të ketë periudha tranzicioni ose hapa të ardhshëm ne do t’i shohim. Qëllimi kryesor do të jetë që kur të anëtarësojmë një vend në BE, ai do të na bëjë ne më të fortë, jo më të dobët. Kjo është e gjithë ideja e diskutimit.
and then