
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe hetimin nga SPAK ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Sipas Lubonjës, rasti ngre shumë pikëpyetje serioze për integritetin e qeverisë dhe përgjegjësinë politike të kryeministrit.
“Ka shumë pikëpyetje rreth këtij rasti. Akuza ndaj Ballukut për 50 milionë euro të marra, njeriu dy i qeverisë, në një farë mënyre e zhvesh fare lakuriq kryeministrin në kuptimin e asaj që thotë ‘hanë kumbulla pas meje’. Tani del dhe kjo dhe është shumë për t’u mbrojtur. Moralisht është e rëndë për qeverinë,” u shpreh Lubonja.
Ai shtoi se nëse pretendimet për përfitime korruptive janë të vërteta, atëherë kemi të bëjmë me korrupsion politik në nivelet më të larta të qeverisjes.
“Unë sot ngre pyetjen kryesore: Balluku ato 50 milionë që i ka dhënë asaj kompanisë turke i ka bërë në kokë të vetë, pa përmendur që kanë shkuar bashkë me kryeministrin atje në Turqi? Këtu kemi të bëjmë me korrupsion politik. Sarkozy për gjëra të tilla është arrestuar, se ka marrë ca para nga Libia,” tha ai.
“Nëse ky akt do shkojë deri në fund, deri te kryetari i qeverisë, do kemi drejtësi. Nëse jo, do ketë dyshime gjithmonë: mos ja ka bërë grupi i Veliajt, apo mos Rama do ta heqë se ajo i ka thënë ‘palloshi i gjatë’, etj,” përfundoi analisti.
and then