PD ka harxhuar dyfishin e PS për fushatën e 11 Majit? Berisha: Vetëm Lubia shpenzoi 5 mln euro për Fierin

Kreu i PD, Sali Berisha theksoi se është e pavërtetë që të rezultojë se PD ka harxhuar më shumë lek për fushatë se PS.

Ai shton se vetëm zv.kryeministrja Belinda Balluku ka shpenzuar në Qarkun e Fierit 5 mln euro.

“Unë të garantoj të paktën 5 milionë Lubia nuk është ndarë vetëm. Të gjithë drejtorët në radhe me makina në sekretarë kanë qenë tre muaj në fushatë por sa kushton dit. Vetëm Lubia ka 5 milionë në qark, Ben Qimja Renato Salihi pa llogarit ato që i kishte ushtarët me vete Lubia. Domethënë kur sheh shifrat të pakrahasueshme. Ne kemi treguar të vërtetën aq kemi shpenzuar u tha 22 milionë më parë.”, tha Berisha.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×