
Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e radhës në kuadër të “Plumbit të Artë”.
Në seancë po dëshmon Matilda Habilaj, vajza e Fatmira Dedës dhe motra e Elvis Dedës.
“Kemi lindur në Kavajë, por më pas kemi jetuar në Durrës. Loshja është vëllai im Ervis Dede. Nuk kam patur dijeni se me çfarë është marrë vëllai im”, tha ajo.
Matilda ka sqaruar se që nga viti 1997 nuk ka pasur komunikim me vëllanë, por se ka pasur informacione se ai ka shkuar në Belgjikë dhe në Holandë, për t’u kthyer më pas në Shqipëri në vitin 2008.
Ajo ka rrëfyer edhe detaje nga dita kur ka mësuar ndarja nga jerta të vëllait.
“Për vdekjen e vëllait tim, unë isha në kurs, jap mësime në gjermanisht. Në 10 të darkës me telefonuan, më thanë për Loshen. Unë kam shkuar më vonë për 1 muaj në Gjermani. Kam pasur vetëm një telefonatë me nënë time pas ngjarjes. Unë nuk isha pjesë e ceremonisë, pasi nuk i njihja njerëzit. I dhashë kohë vetes sime. Kur po mendoja që të vija tek mami, ndodhi ajo që ndodhi në 2012. Në 1997 unë i shkëputa të gjitha marrëdhëniet. Unë mora rrugën e shkollës, ai tjetër”, tha ajo. 
			
				
             
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
                    
 and then