PS-PD debate për pr.ligjin për barazinë gjinore/ Shehu: Mos e fusni vendin në qorrsokak, ose kalojeni në referendum! Ja si i kthehet Balla

Me debate të ashpra po zhvillohet mbledhja e sotme e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Opozita dhe mazhoranca janë kanë debatuar për projektligjin për barazinë gjinore, i cili ishte një nga pikat kryesore të rendit të ditës.

Opozita kundërshtoi me forcë nismën e mazhorancës, duke i bërë thirrje kryetarit të komisionit, Igli Hasani, dhe deputetëve socialistë që të tërhiqeshin nga propozimi, me argumentin se ligji i ri “shkatërron bazën e familjes tradicionale”. Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, paralajmëroi se miratimi i këtij ligji do të sillte “kaos dhe amulli” në vend, duke e cilësuar nismën si “një atentat ndaj vlerave njerëzore”. Ai kërkoi që, nëse mazhoranca këmbëngul ta miratojë, çështja të dërgohet në referendum.

“Ligji kundër diskriminimit dhe barazinë gjinore nuk duhet të kalojë. Si mund ta sillni këtë ligj këtu? Unë e njoh mirë, bazohet në koncepte të gjinisë biologjike. Biologjia është e përcaktuar, X apo Y. Ju po fusni vendin në qorrsokak, po krijoni amulli në popull. Ky është atentat ndaj vlerave njerëzore. Shumica e vendeve evropiane nuk e kanë këtë ligj. Nëse doni ta miratoni, kalojeni me referendum.”, tha Tritan Shehu. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e kundërshtoi deklaratën e Shehut, duke e akuzuar atë për dezinformim publik. Ai sqaroi se qëllimi i ligjit nuk lidhet me ndryshimin e gjinisë apo orientimin seksual, por me barazinë e burrave dhe grave në të gjitha fushat e jetës shoqërore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×