“Rregullat papaya”, Norris: Nuk e kanë ndihmuar Maksin

Aleati më i mirë i Maks Vershtapenit për të fituar kampionatin është MekLaren”, deklaronte pak ditë më parë Guenther Steiner, ish-drejtori i Haas. Edhe pse kampioni i botës ka ngushtuar diferencën nga 102 në 36 pikë që prej pushimit veror, Lando Norris nuk ndan të njëjtin mendim me drejtuesin amerikan, duke mbetur besnik ndaj të ashtuquajturave “papaya rules”, rregullave në skuderinë MekLaren për të mos favorizuar asnjërin prej pilotëve në garën për titullin.

Piloti britanik, që pas fitores së tij në Meksikë është bërë lideri i ri i kampionatit, mendon se vendimi i skuadrës për “të mos zgjedhur” mes dy pilotëve në garën për titull ka qenë i drejtë. “Këtë vit fituam Kampionatin e Konstruktorëve para kohe pikërisht sepse kemi dy pilotë të fortë”, deklaroi Norris për “Sky Sports UK”, ndërsa më pasi shtoi:

“Red Bulli po lufton për titullin e pilotëve, por nuk kanë një pilot të dytë që mund të konkurrojë dhe t’i ndihmojë. Ka shumë gjëra që ne i bëjmë shumë mirë, por për të cilat nuk marrim merita. Megjithatë, do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë”, u shpreh piloti 25-vjeçar. Më pas britaniku nuk harroi as t’i përgjigjej Steinerit: “Nuk mendoj se rregullat kanë ndihmuar Vershtapenin të rikuperojë, por as që na kanë dëmtuar në ndonjë moment. Njerëzit gjithmonë mund të thonë çfarë të duan dhe të krijojnë opinionin e tyre”, përfundoi Norris.

VERSHTAPEN, JASHTË LOJE? Në fund të eventit në Meksiko, ‘Mad Max’ u pa i zhgënjyer. Edhe pse rikuperoi 4 pikë liderit të Botërorit, ai nuk ishte i kënaqur me rezultatin:

“A fitova 4 pikë ndaj kryesuesit të kampionatit? Jo, humba dhjetë ndaj Norrisit. Nëse duam ndonjë shans, duhet të jemi perfektë dhe në Meksikë nuk ishim. Do të shohim çfarë mund të bëjmë në garat e ardhshme”, shpjegoi ai. Nga ana tjetër, Martin Brundle, komentatori i njohur i F1 dhe ish-pilot, pranoi se holandezi është praktikisht jashtë luftës për titull:

“Pas paraqitjes së tij në Meksiko, mendoj se Vershtapen do të duhet të përpiqet në maksimum për të qenë në garë për titull”, deklaroi ai. “Nga katër pistat e mbetura në kalendar, besoj se MekLaren do të jetë më i shpejtë në të paktën dy prej tyre, në Katar dhe ndoshta Abu Dabi. Titulli do të vendoset mes Norrisit dhe Piastrit, përveç nëse ata pengojnë njëri-tjetrin, në atë rast, Vershtapen do të përfitonte, por do t’i duhet të rikuperojë mesatarisht 12 deri në 15 pikë për fundjavë në Brazil dhe Las Vegas”, u shpreh Brundle.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×