U aksidentua në minierën e Theknës, ndërron jetë administratori, disa të shoqëruar

Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti të ndodhur në minierën e Theknës në Martanesh.

Policia bën me dije se 62-vjeçari me detyrë administrator në këtë subjekt, ka humbur jetën jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa mbi ngjarjen janë shoqëruar edhe disa persona.

Bulqizë / Informacion paraprak

Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×