
Avokati, Jordan Daci, në një intervistë në News 24 theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetues që kryebashkiaku Erion Veliaj të qëndrojë në detyrë ka ndikim në administrimin e Bashkisë Tiranë.
Ai tha se ky vendim e favorizon Veliajn në aspektin juridik , por sipas tij, në atë politik nuk ndikon.
“ Unë e kam thënë disa herë, vendimi i frikshëm dhe i parashikuar. Nga ana kushtetues ishte tepër e qartë më e rëndësishmja ishte se çfarë do të arrinte Gjykata Kushtetuese. Ka marrë një vendim që favorizimi në aspektin juridik ai do të mbetet kryebashkiak. Nga ana karakterit politik nuk do të ketë favorizim domethënës. Padyshim qasja nga kjo Gjykatë do të ketë ndikim me administrim e Bashkisë.”, tha Daci.
and then