Arsenal perfekt në Champions, por Arteta nuk feston: Dua më shumë (VIDEO)

Pas shumë vitesh “letargji”, tifozët e Arsenal ëndërrojnë një vit me trofe, kjo pasi ekipi i Arteta vijon sezonin perfekt në çdo turne. Jo vetëm kreu i Premier League, “topçinjtë” po shkëlqejnë edhe në Champions, 4 ndeshje 12 pikë të plota, për më tepër janë i vetmi ekip që nuk ka pësuar asnjë gol, 11 të shënuar. Arsenal kaloi me lehtësi edhe Slavia e Pragës, triumfoi 0-3 në transfertën çeke.

Në minutën e 32-të, pas rishikimit në VAR, gjyqtari i takimit akordoi penallti për prekje të topit me dorë në zonë. Nga pika e bardhë, Saka u tregua i saktë duke kaluar Arsenal në avantazh.

Në fraksionin e dytë, stafetën e mori Merino, me sulmuesin spanjoll që realizoi një “dopietë” golash. Në minutën e 46-të, Trossard futi një top të bukur në zonë, aty ku në shtyllën e parë Merino devijoi saktë në kuadrat. Në të 68-tën, Merino përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit dhe me kokë kompletoi “dopietën” e tij personale dhe të tretin për Arsenal.

Pavarësisht suksesit të pastër 0-3, Arteta nuk është i kënaqur plotësisht: “Duam më shumë. Mund të përmirësohemi ende dhe t’i bëjmë gjërat më mirë. Ky është mentaliteti që duhet të kemi. Nuk jam aspak i lumtur, mund të bëjmë më mirë, edhe ndaj Slavia Pragës mund të bënim më mirë”, u shpreh Arteta.

Një fitore të rëndësishme siguroi edhe Tottenham, me “gjelat” që triumfuan 4-0 përballë Copenhagen. Brennan Johnson realizoi golin e parë në minutën e 19-të. Në fraksionin e dytë, Odebert dyfishoi shifrat, por për të ndërlikuar këtë sfidë për Tottenham mendoi Johnson që u ndëshkua me karton të kuq. Pavarësisht se me një lojtar më pak në fushë, “gjelat” realizuan edhe dy gola të tjerë Van de Ven dhe Palhinha-n. Në fund, Richarlison humbi dhe një penallti. Me 8 pikë në 4 ndeshje, Tottenham renditet provizorisht në vendin e 7-të.

()



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×