Conference League, trajneri i Shkëndijës: Kemi analizuar kundërshtarin, jemi gati

Tekniku i Shkëndijës, Jeton Beqiri dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj Jagiellonias në Conference League.

“Kemi analizuar kundërshtarin, bisedohet për një skuadër që është shumë cilësore, një ekip që është dominuese në kampionatin polak, një kampionat shumë i fortë dhe shumë fizik. Edhe pse në dy ndeshjet e fundit kanë pësuar humbje, megjithatë bisedohet për një kundërshtar në të cilin ne duhet ta respektojmë shumë dhe gjithsesi se do ta respektojmë, por zakonisht në Shkup tregojmë ndeshje të mira, si në kampionat dhe në Europë. Shpresoj që me angazhimin maksimal të futbollistëve, duke e respektuar kundërshtarin, edhe pse sipas meje ata e kanë rolin e favoritit në letër, besoj se mund të dalim me rezultat pozitiv në fund të ndeshjes”.

Unë mendoj se do të jetë një ndeshje që do të dalloj nga kundërshtari i Irlandës, pasi mendoj se kundërshtari i nesërm është më cilësor dhe më ofensiv dhe sipas principeve të lojës jemi shumë afër si skaudra. Por duhet të jemi më shumë të përqendruar më shumë në aspektin e mbrojtjes, duhet të jemi të rrezikshëm dhe duhet të shfrytëzojmë çdo rast edhe në aspektin sulmues. Ne kemi pa anët e forta të ekipit polak që kanë një mesfushë dhe një sulm shumë të mirë dhe janë një skuadër shumë e rrezikshme. Kanë një stil loje që është shumë më i përafërt me ne, në krahasim me stilin që kishte ekipi i Shelbournit. Normalisht do të na duhet një skuadër që do të vrapojë në mënyrë të jashtëzakonshme dhe këtu duhet të jemi shumë të përqendruar në të gjitha fazat e lojës, pasi është një ndeshje dhe një ndeshje do të thotë gjithçka. Shohim çdo natë futboll, kemi luajtur edhe kundër skaudrave shumë të forta dhe kemi arritur të fitojmë, kemi luajtur edhe me skuadra që relativisht janë më të ulëta se ne, por na kanë hapur probleme. Kështu që besoj se do të jemi shumë të fokusuar me këmbë në tokë, të respektojmë çdo situatë të lojës dhe nëse jemi të tillë edhe do të na shpërblehet dhe të dalim me rezultatin që dëshirojmë



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×