Presidenti i Barcelonës i prerë, e thotë troç: Flick nuk ikën

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta u shpreh se Hansi Flick nuk do largohet nga stoli i katalanasve.

“E di që Hansi Flick është shumë i lumtur dhe i emocionuar për rikthimin tonë në stadium.

E kemi diskutuar me trajnerin. Ekipi po përmirësohet, është në një trajektore rritëse. Të dielën, të tre sulmuesit, Lamine, Ferran dhe Rashford shënuan, dhe jemi shumë të kënaqur me progresin.

Kemi disa mungesa, të cilat nuk janë justifikim, por janë realitet. Këto mungesa na prishën planet, megjithëse tani lojtarët e lënduar po shërohen dhe po përparojmë pak nga pak”- Tha Laporta.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×