
Deputetet e PD, Jorida Tabaku, në konferencën e kryetarëve për projektbuxhetin theksoi se nuk ka ndodhur asnjëherë që një projektligj i tillë të diskutohet pa paketën fiskale.
“Projektbuxheti vjen me një paketë fiskale. Nuk ka ndodhur në parlament që ne kemi pasur. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që projektbuxheti të paraqitet pa një paketë fiskale. Ndryshimet e taksave janë reflektuar. Është një standard që nuk e shkelim dot.
Çfarë do miratojmë ne këtu kur nuk kemi një paketë fiskale? Çfarë do të miratojmë ne këtu? Para tre viteve kemi pasur një debat shumë të gjatë dhe një precedent shumë negativ nga ana e qeverisë, ku qeveria u tërhoq dhe solli edhe paketën fiskale.
Nuk mund të nisim diskutimin pa paketën fiskale. Impakti i paketës fiskale përcakton kuadrin makro dhe treguesit që reflektohen këtu në buxhet.”, tha Tabaku.
and then