“1 drejtor me 40 këshilltarë. Punësime me kuç e maç për vota”, Bozdo: Me gjithë hallet, Balluku duhet të ishte në Kuvend. Të japë llogari për borxhet mes institucioneve!

Deputeti Bozdo ka komentuar në Kuvend raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) lidhur me buxhetin për vitin 2024 dhe menaxhimin e fondeve publike. Ai theksoi se raporti nuk mund të lexohet i shkëputur, por duhet të analizohet në kontekst me raportin tjetër të KLSH.

Bozdo kritikoi mungesën e pjesëmarrjes së ministres së Infrastrukturës, duke theksuar shqetësimet për borxhet e KESH-OST-OSHE-së, që arrijnë 17 milionë euro. Ai e konsideroi shifrën “të jashtëzakonshme” dhe vuri në dukje se në trend është rikthyer puna me punësime partiake, si në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve.

Deputeti ngriti gjithashtu çështjen e detyrimeve të prapambetura: 1,5 milionë euro nga Drejtoria e Tatimeve, 500 milionë euro nga Doganat dhe 2,6 miliardë lekë taksa të papaguara nga qytetarët. Ai theksoi se nuk po bëhen përpjekjet e nevojshme për mbledhjen e këtyre borxheve. “Ky raport nuk mund të lexohet i shkëputur nga raporti tjetër i KLSH që flet për buxhetin faktik të vitit 2024. Mirë do të ishte që, megjithë hallet që ka, ministrja e Infrastrukturës të ishte këtu.

Flitet për një borxh të KESH-OST-OSHE, që arrin 17 milionë euro – një shifër e jashtëzakonshme. Janë kthyer në trend punësimet partiake, ku marrin aty “me kuç e mac”. E njëjta gjë ndodh edhe me sektorin e Ujësjellës-Kanalizimeve.

Do të doja të ngrija edhe një çështje tjetër: 1,5 milionë euro detyrime të prapambetura te Drejtoria e Tatimeve, 500 milionë euro te Doganat dhe 2,6 miliardë lekë taksa që nuk shkojnë te shqiptarët. Nuk janë bërë përpjekjet e duhura për t’u mbledhur ky borxh.

Një drejtor në Tiranë kishte emëruar 40 këshilltarë, një gjë që Rama nuk e kishte ditur – kjo ishte çudia.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×