
Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala ka pranuar se sa i përket spitalit Onkologjik ka problematika ekzistente por po veprohet për zgjidhjen e tyre. Ajo u shpreh në Kuvend se 1 mld lekë janë alokuar vetëm për barnat tek Onkologjiku.
“Nuk dua të bëj politikë me dhimbjen e pacientëve. Pak kohë më parë ka pranuar një sfidë personale si mjeke, pasi karrierën time e kam nisur pikërisht tek Onkologjiku ku këto kohë kam prekur çdo skutë pa praninë e medias.
Sfidat ekzistojnë dhe de jemi duke vepruar. Vetëm 3 ditë më parë u rialokuar 300 milionë lekë fond për të zgjidhur problemin urgjent me barnat në QSUT.
1 mld lekë vetëm për barnat tek Onkologjiku.
Problemet nuk zgjidhen me retorikë politike apo duke luajtur me dhimbjen e pacientëve”, tha ajo.
and then