
Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar nga jashtë Parlamentit se i kërkon falje ambasadori të Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, nëse ky i fundit e ka konsideruar si fyerje deklaratën e tij më herët ditën e sotme.
Berisha u shpreh se “është gjëja me e thjeshtë të kërkoj ndjesë”, por sipas tij ka qenë vetë Gonzato, i cili ka deklaruar se pas martesës së tij të parë, tani është i martuar me një mashkull.
Ai theksoi se deklarata e tij u përdor pa qëllim fyerje dhe se ishte sipas tij përsëritje e deklaratës së vetë ambasadorit.
“Nëse ai e konsideron fyerje, unë do e rikonsideroj qëndrimin tim, i kërkoj të falur por kjo nuk përbën fyerje”, përfundoi Berisha.
and then