Afera e Ballukut me tunelin e Llogarasë/ Balliu në Kuvend: Me një firmë u merren shqiptarëve 50 mln euro. Qeveritarët janë bërë miliarderë me lekët e shqiptarëve

Deputeti i PD, Klevis Balliu akuzoi qeverinë se ka shpërdoruar fondet publike për përfitime personale, duke zhvatur qytetarët shqiptarë. “Ju jeni bërë miliarderë me lekët e shqiptarëve. Shqiptarët po largohen nga vendi. 1 në 4 ndodhet në mërgim dhe përgjegjësia është e juaja”, deklaroi Balliu.

Ai shtoi se administrata qeverisëse ka dështuar në menaxhimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore, duke përmendur tunelin e Llogarasë, Eco Park, sterilizimin, si dhe rrugën Thumanë-Kashar, ku siç shtoi ai janë shpenzuar 25 milionë euro për kilometër.

Balliu akuzoi zv/kryeministren Belinda Balluku se me një firmë mori 50 milionë euro, në rastin e tenderit të tunelit të Llogarasë, vlera e të cilit u rrit në 190 mln euro.

Për shkak të korrupsionit, tha Balliu, BE ka ndërprerë fondet për bujqësinë shqiptare.

“Organizatat kriminale kanë përfaqësuesit e tyre në administratën shtetërore, dhe komuniteti ndërkombëtar e di këtë”, tha demokrati.

Klevis Balliu: Ju jeni bërë miliarderë me lekët e shqiptarëve. Shqiptarët zgjodhën kurbetin, 1 në 4 shqiptarë ndodhet në mërgim. Përgjegjësi e kujt është kjo? E fitoreve tuaja? Fitoret tuaja janë në kurriz të shqiptarëve. Bëtë samitin për Ballkanin Perëndimor, i takuat të gjithë, lideri suprem i takoi të gjithë. 2 muaj më pas nuk erdhën fondet IPA, sepse jeni qeveri e korruptuar, vidhni fondet.

BE nuk pranon t’ju japë as fondet për bujqësinë se jeni të korruptuar. Minimalja është të kërkoni ndjesë dhe jo të thoni administrata është e jashtëzakonshme. Qëllimi i kësaj administrate është vetëm të vjedhë nga Eco Park, sterilizimi, Thumanë-Kashar, keni sjellë kilometrin 25 mln euro/km, me drejtorët tuaj. Organizatat kriminale kanë përfaqësuesit e vet në administratën shtetërore. Ju kujtoni se këto nuk i di komuniteti ndërkombëtar? I ka vënë në raport, por ju nuk e lexoni me të vërtetën. Akuzoni opozitën pse denoncon korrupsionin. Me njw firmw u merren shqiptarwve 50 mln euro.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×