
Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në studion e emisionit “Log” në News24, ka komentuar çështjen e përgjimeve që përfshijnë zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila po hetohet nga SPAK për një tender me vlerë 50 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Karanxha tha se aktualisht janë hapur tre procedime hetimore për këtë aferë, duke theksuar se një prej elementeve më të dyshimtë është kontrata e supervizimit, e cila sipas tij është përdorur për të justifikuar faturat fiktive dhe për të fshehur vjedhjen e fondeve publike.
“Ka tre procedime bashkë. Unë do thosha, këta po marrin kaq lekë këtu, çfarë u duhet tenderi 1 milionë i supervizimit? I duhet sepse plotësojnë faturat,” deklaroi ish-prokurori.
Ai theksoi se është e domosdoshme që hetimet të zgjerohet edhe në cilësinë e punimeve të tunelit, pasi ekziston mundësia që projekti të mos jetë realizuar sipas standardeve.
“Ne duhet të verifikojmë edhe cilësinë e tunelit, sepse mund të mos jetë bërë si duhet. Supervizori kontrollon lëndën e parë që është hedhur,” tha Karanxha.
Sipas tij, procesi i supervizimit në këtë rast është shndërruar në një mjet të mirëfilltë për abuzim dhe vjedhje të pasurisë publike.
“Supervizimi në këtë rast është mjet i vjedhjes. Këtu është një fiktivitet i madh dhe qëllimi është marrja e pasurisë së qytetarëve,” përfundoi ai.
and then