
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën e tunelit të Llogarasë ku është marrë e pandehur zv.kryeministrja Belinda Balluku, se janë dhënë 50 milionë euro me një të rënë të lapsit.
Deputetja Tabaku ka kritikuar qeverinë lidhur me shpërndarjen e fondeve dhe menaxhimin e projekteve publike. Ajo u shpreh se pensionistët po përballen me një trajtim simbolik, duke marrë vetëm 20 lekë në ditë, ndërkohë që humbasin 9,600 lekë shtesë në vit dhe bonusi prej 10,000 lekësh në fund të vitit nuk ndryshon situatën e tyre reale.
“Këtu po dëgjonim për pensionistët që do iu jepej një lëmoshë 20 lekë në ditë dhe kush e di se çfarë po i bëni. Po u hiqni 9,600 lekë në vit shtesë dhe do u hiqni bonusin 10 mijë lekë në fund të vitit. Do jenë aty ku ishin,” tha Tabaku.
and then