
Deputeti i PD, Klevis Balliu, theksoi se zv.kryeministrja Belinda Balluku po vepron njësoj si ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri kur ishte ne majën e akuzave.
Ai tha se Balluku nuk i shpëton burgut nëse nuk bashkëpunon me drejtësinë.
“Për sa i përket PR që i bën vetes Balluku njësoj si Tahiri kur ishte ne majën e akuzave që përqafohej me Obamën. Dua t’ju kujtoj që Veliaj dilte që inauguronte një çerdhe në Astir, ku atje nuk ka.
Kjo është një skemë që është ngritur prej kohesh, nuk i shpëton dot nëse nuk bashkëpunon me drejtësinë. Nuk ja uroj burgon as Ballukut dhe askujt. Të shkojë t’i ktheje paratë qytetarëve dhe po shpopullohet populli për arsye të mungesës ekonomike.”, tha Balliu.
and then