Kritikat ndaj Berishës për Gonzaton, Bardhi: Ambasadori i BE ka respektin dhe vlerësimin tonë, Rama t’i kërkojë të falur shqiptarëve që u mori nga xhepat 50 mln euro

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kritikave ndaj Berishës për deklaratat ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri.

 

Bardhi tha se Gonzato gëzon respektin dhe vlerësimin e PD. Sipas tij, Rama duhet t’i kërkojë falje shqiptarëve për 50 mln euro.

 

“NDJESA E MUNGUAR

U kërkoj ndjesë shqiptarëve që vetëm me aferën e Tunelit të Llogarasë u mora nga xhepat e tyre 50 milionë euro.

Edi Rama. U kërkoj ndjesë bizneseve shqiptare, europiane dhe amerikane që i lodh dhe u shpenzoj kohë e para me gara fiktive dhe të paracaktuara.

Edi Rama. U kërkoj ndjesë shqiptarëve për avokatnë e të pandehurës B€linda. Këtë ndjesë presin shqiptarët nga Edi Rama, jo keqpërdorimin e Ambasadorit të BE-së për mbrojtje politike. Sa për Partinë Demokratike, kjo as ka ndodhur, as do të ndodhë ndonjëherë. Ambasadori i BE-së, z. Silvio Gonzato, ka respektin dhe vlerësimin tonë të plotë

Ambasadori Gonzato nuk ka asnjë nevojë për asnjë mbrojtje, veçanërisht të përfaqësuesve të krimit të organizuar në Kuvend. Duke keqpërdorur dhe keqlexuar një deklaratë në përgjigje të interesit të medias mbi qëndrimin e Ambasadorit të BE, Edi Rama po tenton edhe njëherë, me shpifje dhe sajesa të sulmojë opozitën në Kuvend, ta përjashtojë, ta izolojë.”, shkruan Bardhi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×