
Ekipi kampion i Oklahoma pësoi të mërkurën në mbrëmje edhe humbjen e parë sezonale në NBA, pasi u mund 121-119 nga Portland. Ndeshje e hapur deri në fund, ku për vendasit tri lojtarë realizuan mbi 20 pikë (Avdija me 26 pikë e 10 rebound më i miri). Për Oklahoma nuk mjaftuan 35 pikët e Shai.
Në Perëndim, ngjit shkallët në renditje skuadra e Lakers, që mundi 118-116 San Antonio në sekondat e fundit. Doncic me 35 pikë e 13 asist ishte lider në fushë për Lakers.Ndërkohë nuk ishte në ditën e tij më të mirë ylli i Spurs, Wembanyama, që e mbylli ndeshjen me vetëm 19 pikë të realizuara. Fitore të rëndësishme korr skuadra e Cleveland, që falë 46 pikëve të Donovan Mitchell mundi 132-121 Philadelphia.
Rikthehet te fitorja ekipi i Boston, që mundi 136-107 Washington, sfidë ku u dallua Jaylen Brown me 35 pikë. Zhgënjen ekipi i Golden State, që u mund 121-116 nga Sacramento. DeRozan me 25 pikë e Westbrook me një “triple double” (23 pikë, 16 rebound, 10 aaist) i dhanë fitoren Kings. Sukses të rëndësishëm arriti edhe Denver, që në shtëpi mposhti Miami Heat me shifrat 122-112, ku më i miri në parket për vendasit ishte basketbollisti serb, Nicola Jokiç me një triple double, duke shënuar 33 pikë, 15 topa në tabelë dhe 16 asist, ndërsa për skuadrën nga Florida u dalluan Powell me Wiggins.
and then