
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia e burgut ka reaguar për projektligjin “Për Barazinë Gjinore”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se ky projektligj godet në ADN familjen shqiptare dhe vlerat e shenjta të saj, si dhe kombin tonë, identitetin, traditat, historinë e kulturën.
Postimi i plotë:
Aleatët e errësirës kanë vendosur të fusin sonte për miratim në Kuvend, në orët e vona, ligjin anti-Familje dhe anti-Atdhe të “barazisë gjinore”, që godet në ADN familjen shqiptare dhe vlerat e shenjta të saj, si dhe kombin tonë, identitetin, traditat, historinë e kulturën.
Miratimi i këtij ligji të zi, të kundërshtuar nga të gjitha komunitetet fetare, në fakt është detyrim-përcaktim që “Rilindja” ka ndaj qarqeve mafioze ndërkombëtare që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.
Është avancim i një anxhende antikombëtare të këtij Sekti, që në vazhdën e shpopullimit dhe shndërrimit të Atdheut në fermë të surogacisë, kërkon të shpërbëjë edhe me ligj familjen shqiptare. Kush voton sot në errësirë pro këtij ligji voton kundër Familjes dhe Kombit Shqiptar!
and then