
Ish-prokurori Ervin Karanxha i ftuar në emisionin “Log” në News24, ka folur për zhvillimet e fundit në lidhje me hetimet ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është nën akuzë nga SPAK për një tender me vlerë 50 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Karanxha ngriti shqetësime serioze për konflikt interesi në mbrojtjen ligjore të Ballukut, duke theksuar se ajo ka zgjedhur motrën e saj, Pamela Qirkon, si avokate mbrojtëse. Qirko ka qenë më parë anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), strukturë e rëndësishme në procesin e vettingut të drejtësisë.
Ai dha detaje mbi rastin, duke deklaruar se Pamela Qirko nuk ka plotësuar kriteret ligjore për të qenë pjesë e vettingut dhe se lidhjet e saj familjare me Ballukun ngrejnë dyshime të forta mbi ndershmërinë e procesit.
“Pamela Qirko ka qenë juriste te AMC, mesataren nuk e ka pasur. Për t’u futur në vetting duhej mesatarja mbi 8 dhe të ishte jurist i shquar. Juriste te AMC mund të merresh vetëm me distancën e valëve nga antenat, jo me drejtësinë,” deklaroi Karanxha.
Sipas tij, Qirko është futur në procesin e vettingut falë ndikimit të motrës së saj, Belinda Balluku, dhe madje ka qenë vetë ajo që ka kaluar në vetting prokurorin që aktualisht heton çështjen e Ballukut, Dritan Prençi.
“Këtë e ka thënë edhe Arben Ahmetaj, që Balluku futi motrën e vetë në vetting. Kjo nuk i ka plotësuar kriteret ligjore, kur aplikoi hoqi listën e notave që ishte kriter thelbësor. Kush ka ndikuar, nuk do mend as kalem,” shtoi ish-prokurori.
Karanxha zbuloi gjithashtu se Qirko ka regjistruar aktivitetin e saj si person fizik në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) më 30 tetor 2025, vetëm një ditë para se Balluku të paraqitej para SPAK.
“KPK, niveli i parë i vettingut, ka mbaruar mandatin më 31 dhjetor 2024, por anëtarët kanë ende një vit status. Pra, ajo ende është në konflikt interesi. Regjistrimi në QKB si person fizik, jo si avokate, është bërë më 30 tetor 2025, një ditë para thirrjes së motrës së saj në SPAK,” shpjegoi Karanxha.
and then