“Prit t’i çoj fjalën atij “k*rvës” që kërcënon me SMS”/ Shehaj “zbërthen” mesazhet e Ballukut me Berberin: Tenderi i tunelit u dha pasi “shefi” dha lejen…

Kreu i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj rendit shkeljet e Belinda Ballukut te afera e tunelit të Llogarasë. Balluku është zyrtarisht person nën hetim për shkelje të barazisë në tendera dhe është marrë e pandehur. Një ditë më parë u zbardh edhe dosja e SPAK ndaj saj ku mesazhet e shkëmbyera prej saj janë tanimë provë e fortë në duart e hetuesve.

Nga foltorja e Kuvendit, Shehaj lexoi mesazhet e Ballukut me Berberin, duke theksuar se tenderi i tunelit të Llogarasë iu dha kompanisë turke pasi “shefi” dha lejen.

Agron Shehaj: “Berberi i dërgon ofertat Ballukut në telefon. Janë 5 ofertues. Zv/kryeministrja Balluku, 14 minuta më vonë i thotë; Sigurisht ky ka hyrë me një çmim skandal. E ka fjalën për atë që ka ofruar 10 mln më pak, nga kompania që më pas Belinda do e shpallte fituese. Nuk plotëson kushtet, thotë. 15 minuta pasi ka marrë ofertat, Balluku thotë se ai që ka ofruar 10 mln më pak nuk plotëson kushtet.

Momenti i dytë është kur Berberi i thotë; “sa ditë do ta lëmë që të duket sikur po e mendojmë”. Dëgjo milionat ti lere kohën (Shehaj replikon me socialistët). – Po them ta lëmë 10 ditë, thotë Berberi, Ballukut, se herën e parë e mbajtëm 15 ditë dhe 15 kompani kishim, të duket sikur po e vlerësojmë. Pastaj e lënë 9 ditë.

Momenti tjetër që tregon se si janë mbledhur miliona të qytetarëve shqiptarë te ilaçet, janë milionat, nëse paratë vidhen s’ka ilaçe… Çfarë ndodh pasi shpalelt fituesi, në datën 1 nëntor pasi kanë hapur ofertat, Berberi i thotë Ballukut; “Po nxjerrim fituesin e tunelit…” Ndërkohë që kanë skualifikuar të gjitha kompanitë. Balluku i thotë “prit pak”. “Për tunelin ok”, i thotë Berberi. Balluku thotë “prit t’i çoj fjalën atij shefit që kërcënon me SMS”. Praktikisht Belinda Balluku i thotë drejtorit të vet “prit të marr lejen nga ai që të shpallim fituesin”. Pas disa orësh Belinda Balluku i shkruan; “Ok, nxirre fituesin e tunelit”. Dhe ai e bën këtë gjë.

Kjo nuk tregon vetëm se Edi Rama, Belinda Balluku, Evis Berberi përcaktojnë fituesin, por se si jepen tenderat në Shqipëri, nuk ka procedura, janë thjesht për të gënjyer njerëzit,. Çdo gjë bëhet përmes telefonit, çdo gjë bëhet nga shefi… Kjo po ndodh në Shqipëri.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×