“PS alergjike ndaj Kuvendit”, Këlliçi: Skenar i parapërgatitur nga Balla, Barazia Gjinore kalon pa debat në votim, do gjejnë justifikim për të përjashtuar Berishën

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, theksoi se projektligji për Barazinë Gjinore do të kalojë pa debat dhe sipas tij direkt në votim.

Këlliçi theksoi se në vijim të seancës parlamentare do të bëhet një skenar i parapërgatitur nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ku sipas tij, do të gjendet çdo justifikim për të përjashtuar Sali Berishën nga parlamenti për arsye se ofendoi ambasadorin e BE në Shqipëri.

“Vendimi është politik i PS-së, në vijim të asaj sjelljeje që kanë pasur në këto dy muaj, ku duan të kalojnë pa debat qoftë programin e qeverisë, qoftë çështjet e rëndësishme si ligji për barazinë gjinore, qoftë edhe çështjet që lidhen me aktet normative për ndërtimin. Tani që po flasim, është duke u zhvilluar një mbledhje farsë e PS-së.
Janë njoftuar gjatë pushimit prej 30 minutash që të vijnë të gjithë deputetët e PS-së në seancë.

Do të shihni një skenar të parapërgatitur nga Balla, ku do të kërkohet përjashtimi i Berishës apo i ndonjë deputeti të PD-së për fyerje të ambasadorit të BE-së, që në realitet nuk ka ndodhur. Ky është një inskenim i organizuar nga ministri Gogou dhe Balla.

Do të shikoni justifikime për ta kaluar seancën në votim. Projektligjet do të kalojnë në votim pasi të mblidhen deputetët e PS-së.

E rëndësishme është se këtu ka dy palë të ndara: njëra për interesin e qytetarëve, që është opozita dhe PD-ja, që kërkon debat dhe transparencë; dhe tjetra, PS-ja, që ka alergji ndaj parlamentit dhe do të kalojë çdo projektligj, siç kaluan buxhetin vitin e kaluar në 4 minuta dhe programin në 20 minuta.”, tha Këlliçi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×