
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, doli sot në një deklaratë për mediat jashtë Parlamentit, ku reagoi ndaj akuzave të fundit në adresë të tij. “Dua të bëj transparencë me publikun, përpara se të mashtrohen nga deklaratat e ‘skllaveve’ të Ballukut,” u shpreh Balliu.
Ai mohoi pretendimet se është i lidhur me ndonjë kompani, duke sqaruar: “U përmend se isha pjesë e një shoqate, por sipas tyre qenka dhe kompani e madhe. Mjafton të shkoni në Wikipedia dhe do shihni që bëhet fjalë për një kompani të madhe austriake.”
Balliu akuzoi ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, për aferëN korruptive që lidhet me projektin e tunelit të Llogarasë.
“Me firmën e Ballukut në një akt normativ, u morën 50 milionë euro nga qytetarët shqiptarë për një aferë korruptive. Shefi i kësaj afere është vetë Edi Rama, i cili ka firmën e tij në këtë akt,” deklaroi deputeti demokrat.
and then