“Qytetarët sakrifikojnë, pushtetarët shpërndajnë tendera fiktivë”, Hoti: Balluku është nën hetim, vijon të qëndrojë në detyrë sikur s’ka ndodhur asgjë

Deputete e PD, Elda Hoti, në fjalën e saj në Kuvend, theksoi se zv.kryeministrja Belinda Balluku e cila ndodhet në hetim vijon të qëndrojë në detyrë sikur mos ketë ndodhur asgjë.

“ Sot jemi përballur me një skandal që përmbledh në mënyrën më të qartë se si janë abuzuar prokurimet publike.
Çdo shqiptar bën pyetjen: ku kanë përfunduar 50 milionë eurot e tunelit të Llogarasë, që mbajnë firmën e Belinda Ballukut dhe Edi Ramës?

Këto para nuk janë thjesht shifra në buxhet, janë paratë e shqiptarëve që paguajnë çdo ditë karburantin më të shtrenjtë, faturën e energjisë më të lartë dhe ushqimin më të shtrenjtë në rajon.

Ndërkohë që qytetarët sakrifikojnë, pushtetarët shpërndajnë tendera fiktivë, kontrata pa transparencë dhe fonde që zhduken nëpërmjet korrupsionit.

Rasti i Ballukut është dëshmia më e qartë se si është kapur sistemi i prokurimeve publike. Një zyrtare e lartë e shtetit, e cila është marrë e paditur në SPAK, vazhdon të qëndrojë në detyrë sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Pyetja është e thjeshtë: si mund të qëndrojë në detyrë një zv.kryeministre që akuzohet për korrupsion me fondet publike?”, tha Hoti.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×