
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar ashpër qeveritarët, duke theksuar se ata përdorin taksat e qytetarëve, pasuritë publike dhe pronat e shtetit për përfitime personale. “Ministrat ia mbathin një nga një. Ku janë? Këtu ishin. Bravo Damian që qëndrove! Ta them hapur: ky shtet ka një turp. Ata që duhet të ishin këtu për të komentuar janë të njëjtët që kanë administruar për 12 vjet 670 miliardë lekë taksa të shqiptarëve dhe pasuritë publike,” deklaroi Berisha.
Ai falenderoi kryetarin e KLSH për vazhdimin e detyrës në kushte të vështira për të mbrojtur interesat jetike të qytetarëve. Berisha theksoi se në vetëm 9 muaj janë vjedhur dhe shpërdoruar rreth 900 milionë euro përmes prokurimeve publike.
Ish-kryeministri akuzoi gjithashtu kryeministrin Rama se ka përdorur tendera dhe kontrata për përfitime personale, duke rritur çmimin e sterilizimeve 54 herë, ndërsa përshkroi një sjellje të papërgjegjshme dhe të nxituar në menaxhimin e fondeve publike.
and then